Uvejs (@uvejs_ramadani) 's Twitter Profile
Uvejs

@uvejs_ramadani

ID: 1198364338031079424

calendar_today23-11-2019 22:15:25

382 Tweet

205 Followers

190 Following

Uvejs (@uvejs_ramadani) 's Twitter Profile Photo

"...dhe thuaj: “O Zoti im, shtoma dijeninë!” (Ta-Ha :114) Allahu nuk e ka urdhëruar të Dërguarin e Tij që t’i kërkojë shtesë në diç prej çështjeve të kësaj jete dhe jetës tjetër, përveç dijes. Shejh Abdulaziz et-Tarifi

Uvejs (@uvejs_ramadani) 's Twitter Profile Photo

Allahu i do lutjet në vetmi, ngase Atë nuk e thërret kush tjetër në vetmi, përveç ai i cili është i sigurt në afërsinë e Tij. "Luteni Zotin tuaj të përulur e në heshtje" (A'raf, 55) Shejh Abdulaziz Et-Tarifi

Uvejs (@uvejs_ramadani) 's Twitter Profile Photo

"Kur të shfaqet përgojimi , hiqet vëllazëria për hir të Allahut. Shembulli i juaj do të jetë sikur diçka e lyer me ari e argjend, mirëpo brendësinë e ka nga druri." Fudajl ibn Ijadi

Uvejs (@uvejs_ramadani) 's Twitter Profile Photo

I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Të dashurit e Allahut janë ata të cilët kur i shikon, t'a përkujtojnë Allahun" { Sahiha et-Taberanijj 2/566}

Uvejs (@uvejs_ramadani) 's Twitter Profile Photo

E sheh mikun duke gabuar dhe e përcjell në heshtje, ky është fillimi i mbarimit të miqësisë. Kur të qorton miku dije se të do dhe ta do të mirën. Hoxhë Ekrem Avdiu

Uvejs (@uvejs_ramadani) 's Twitter Profile Photo

Sexhdeja për Allahun është siguri prej shqetësimit, kurthit e frigës, thotë Allahu Subhanehu ue Teala: "E ai le t'i thërret ata të vetët. Ne do t'i thërrasim Zebanitë. Jo, jo! Ti mos iu bind atij, vazhdo me sexhde dhe afroju Zotit me të " (Alek 17-19) Shejh AbdulAziz Tarifi

Uvejs (@uvejs_ramadani) 's Twitter Profile Photo

I devijuari dëshiron që njerëzit të jenë sikur ai, që të mos e ndjejë vetminë e devijimit. Thotë Allahu: "Ata dëshirojnë që edhe ju të mos besoni sikurse nuk besuan vetë e të bëheni të njëjtë...". (en-Nisa / 89) Shejh Abdulaziz Tarifi

Uvejs (@uvejs_ramadani) 's Twitter Profile Photo

Akideja e muslimanit nuk është vetëm tekste që memorizohen e me to të polemizohet, por është besim, frikë, nënshtrim, punë, jetë, bindje e kënaqësi. Shejh Ahmed es-Sejjid

صالح العُصَيمي (@osaimi0543) 's Twitter Profile Photo

لو كان لتوحيد الله ريحٌ أو طعمٌ أو لونٌ؛ لما كان شيءٌ أحسنَ منه، يجد العبد أثره فيقوى تعلُّقه بموَحَّدِه، ويلتذُّ بعبوديته؛ رغبًا ورهبًا وتوكُّلًا وإنابةً وخضوعًا ودعاءً وحبًّا وخوفًا ورجاءً، بحيث يكون في حالٍ والخلق في حال، فلا إله إلَّا اللهُ الواحدُ المتعال.

Uvejs (@uvejs_ramadani) 's Twitter Profile Photo

Omer ibn Hattabi (r.a) ka thënë: " Del njeriu nga shtëpia e tij me mëkate sa kodra Tihameh, e kur e ndëgjon dijen, frikësohet, kthehet e pendohet, kështu ai kthehet në shtëpinë e tij duke mos pasur mëkate, andaj mos i braktisni mexhliset e dijetarëve " مفتاح دار السعادة (٢١٣/١)

Uvejs (@uvejs_ramadani) 's Twitter Profile Photo

Kush dëshiron të vazhdojë të qëndrojë nën mbulesën e Allahut, mos t'i zbulojë të metat e tjetrit, sepse Pejgamberi ﷺ ka thënë: "...Kush e mbulon një besimtarë, Allahu do ta mbulojë atë në dynja dhe në Ahiret." ( Muslimi)

Uvejs (@uvejs_ramadani) 's Twitter Profile Photo

Transmeton Ebu Dherri (RadijaAllahu anhu) prej Pejgamberit ﷺ të ketë thënë Allahu në hadithin Kudsi : "...O robërit e Mi! Vërtet ju gaboni natën dhe ditën, ndërsa Unë i fal të gjitha mëkatet, prandaj kërkoni nga Unë falje që t'ju fal...!" (Transmeton Muslimi : 2577)

Uvejs (@uvejs_ramadani) 's Twitter Profile Photo

Hamendësimet dhe dyshimet janë ato që më së shumti zvetënojnë në mesin e njerëzve, kështu që, nëse vjen mendimi i keq kundër atij që e urren, nefsi e pranon dhe dyshimin në bindje e shndërron. "Largohuni prej dyshimeve të shumta, se vërtet disa dyshime janë mëkat" (49:12)